Debati për punësimin/ Sipërmarrësi Gjika i kundërpërgjigjet pedagoges: Mos e mbro qeverinë

Gjatë bisedës në studion e Ora News ku po flitej për punësimin pedagogia Helena Halilaj ka ndërhyrë gjatë fjalës së sipërmarrësit Gjergji Gjika duke i kërkuar që të mos flasë në teori por praktikë sa i përket punësimit të të rinjve dhe kaq ka mjaftuar që z.Gjika ti kundërpërgjigjet.

Pjesë nga debati:

Halilaj: Pyetja e Gazetares ishte cili është raporti me punonjësit tuaj. Ishte shumë e thjeshtë pyetja.

Gjika: Ta thashë raportin.

Halilaj: Nuk ishte për të bërë analizën e  administratës së shtetit.

Gjika: Avash avash se nuk të pushon njeri nga puna se fola unë nuk fole ti.

Halilaj: Më thuaj një gjë praktike sepse ju po bëni teori.

Gjika: Po pra praktike po ua them . Kush është teori nga këto që të thashë unë që janë 182 mijë veta nga 60 mijë që janë 120 mijë rroga që merren kot. Kjo është teori .kush është teori mund të ma thuash janë 120 mijë rroga muaj për muaj që merren në Shqipëri. 40 mijë veta u futën në punë nga janari në prill për vota meqë e do ti se për dreq u botuan.