NATO e “zhgënjyer” nga qëndrimi i Kinës ndaj pushtimit rus të Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2022, 16:47
Duke folur në samitin e NATO-s në Madrid, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , tha se nuk e sheh Kinën si një kundërshtar, por ai është e shqetësuar për lidhjet gjithnjë e më të ngushta të Pekinit me Moskën, raporton Reuters.
Ndërsa vuri në dukje se Kina së shpejti do të jetw ekonomia më e madhe në botë dhe NATO-s i duhej të angazhohej me Pekinin për çështje si ndryshimi i klimës.
Jens Stoltenberg: Ne nuk e konsiderojmë Kinën si një kundërshtar, por jemi të zhgënjyer nga fakti që Kina nuk ka qenë në gjendje të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, që Kina po përhap shumë nga narrativat e rreme për NATO-n, Perëndimin dhe gjithashtu se Kina dhe Rusia janë më afër tani se sa kanë qenë më parë.
