Pamje nga shpërthimi/Frikë dhe terror në parkun pranë Qendrës Tregtare, një djalë hidhet në liqen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2022, 17:39
Publikohen video nga momenti i sulmit vdekjeprurës me raketa në qendrën tregtare në Kremenchuk të Ukrainës.
Pamjet tregojnë qartë terrorin që mbizotëroi disa metra larg vendit të shpërthimit.
Në videon e marrë nga kamerat e sigurisë së një parku ngjitur, shihen qartë qytetarët që ecin teksa raketa bie papritur mbi godinën.
Menjëherë njerëzit në park nisin të vrapojnë të frikësuar dhe të përpiqen të largohen ndërsa bien copa nga rrënojat e qendrës tregtare.
Një burrë, në fakt, në përpjekje për të shmangur copat që bien, zhytet në liqen.
Shikoni videon:
Video of the Russian Kh-22 missile strike on the shopping mall in Kremenchuk yesterday from a nearby park. https://t.co/jYOp0IduRM pic.twitter.com/XaCJO3G2Nw
— Rob Lee (@RALee85) June 28, 2022
