Video shokuese, fëmija bie nga ballkoni, përplaset në shpatullat e kalimtarit e më pas rrëshqet në tokë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në në lagjen Haci Ilyas në qytetin verior turk të Amasya, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni. Pamjet e publikuara nga mediat e huaja, tregojnë momentin, kur foshnja bie nga ballkoni, më pas mbi shpinën e një personi duke përfunduar në tokë.

Ka qenë pikërisht  Ruhi Asci i cili po shikonte nga dritarja e një dyqani kur foshnja rrëshqiti mes kangjellave dhe ra nga ballokoni mbi shpatullat e tij.

Pasi foshnja ka ra në tokë, Asci ka vrapuar dhe e ka marrë në krahë.

Më pas nëna e foshnjës ka vrapuar dhe në mënyrë urgjentë kanë dërguar foshnjën në spital. Foshnja aktualisht sipas mediave ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Raportohet se në momenti që ka rënë nga kati i dytë po luante, në ballkon.