Dogjani: Politika e lidhur me krimin. Në policinë e shtetit janë futur militantë partie, s’ka siguri për jetën
Ish-deputeti Asllan Dogjani, është shprehur se krimi është shumë përpara policisë së shtetit.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Dogjani u shpreh se politka në vendin tonë është e lidhur me krimin dhe se pushteti është marrë nga grupet kriminale.
Asllan Dogjani: Krimi është shumë më përpara policisë së shtetit. Kjo është e lidhur dhe me gjithë shoqërinë shqiptare, pra për politikën shqiptare. Në vendin tonë nuk funksionon shteti, ligjet, ku politika është e lidhur me krimin. Në fushata elektorale grupet kriminale përdoren nga politika për të fituar zgjedhjet, dhe pas zgjedhjeve këto grupe do marrin përfitimet e tyre.
Më tej ai tha se qytetarët në Shqipëri janë të pasigurt për jetën.
Asllan Dogjani: Fakti që në mes të ditës, i vendosin në makinë drejtoreshës së shërbimit shëndetësor në Shhkodër lëndë eksplozive, dhe të mos kishte qenë policia ajo do ishte vrarë. Sa persona janë zhdukur në Shqipëri dhe nuk dihen? Përse kjo pasiguri për jetën?
Dogjani tha se policia sot është në ditën më të keqe të saj, pasi në këtë institucion futen militantë partie dhe mënjanohen policët e mirë.
Asllan Dogjani: Policia sot është në ditën më të keqe të saj. Ka policë të aftë dhe të tradhtuar. Policët e mirë i mënjanojnë, këto policë janë tradhtuar, për shkak se në policinë e shtetit futen militant tradhtie.
Në momentin që politika i fut hundët në policinë e shtetit,në momentin që politika merr grupet kriminale dhe i përdor për të fituar pushtetin, atëherë polici do ulë kokën.
Asllan Dogjani: Policët e mirë kur shohin se futen militant partie në polici, heshtin. Por pasojat bien mbi qytetarët shqiptarët. Njerëzit largohen se ndihet të pasigurt. Qytetarët kur nuk gjejnë një rrugë i zgjidhin vetë, privatisht, përshinë kanunin e vetëgjyqësinë.(A.K. Ora News)
