Sipërmarrësi Gjika: Shqipëria sot po kthehet e pabanueshme, të gjithë po ikin

Gjergji Gjika sipërmarrës, në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai, u shpreh se aktualisht jemi në një fazë kur Shqipëria bëhet vend i pabanueshëm për shqiptarët.

Gjika: Nuk kemi si e shpjegojmë ndryshe që këto 10 vitet e fundit gjysmë milioni kanë ikur jashtë me tendencën të mos vijnë më. 50 mijë çdo vit dhe këtu duhet të vihet vëmendja. Ata që punojnë punojnë nga zori. Ka dy grupe një pjesë që kanë marrë rrobat kanë ikur dhe pjesa tjetër që e kanë ndarë mendjen që nuk çajnë dot jashtë. Dhe ne duhet të merremi me problemin se përse Shqipëria sot po kthehet e pabanueshme”.