Sipërmarrësja Ferracaku: Studentët kërkojnë të çertefikohen në shkollë për të punuar jashtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2022, 21:58
E ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai, ishte Znj, Aferdita Ferracaku sipërmarrëse e cila deklaroi se në akademinë e saj pjesa më e madhe e studentëve mendojnë të punojnë jashtë Shqipërisë.
Gazetarja: Sa i përket studentëve që vijnë në shkollën tuaj dhe trajnohen si e shikojnë të ardhmen pasi të mbarojnë shkollën të jetojnë në Shqipëri apo të largohen?
Ferracaku: Të them të drejtën më shumë mendojnë të ikin jashtë. Tek akadamia vijnë shumë të rinj vajza më shumë dhe fejohen me djem të rinj që jetojnë jashtë dhe gjithmonë kanë mendjen të ikin ndaj dhe studiojnë në shkollë për t’ju njohur çertefikimet që të kenë të drejtë të punojnë dhe jashtë. Por mendoj se kemi shumë mundësi për të bërë gjëra më të mira.
