"Tendencë për ti kalbur në 10", Hasimja: Vjet kishim një gjimnaz me mesatare mbi 9 në katër provimet, sivjet 19

Pedagogu Ermal Hasimja deklaron se ka një tendencë vitet e fundit për ti bërë provimet e maturës gjithnjë e më të lehta.

I ftuar në "Ora e Betit" në Rtv Ora ai ju referua statistikave kur tha se një vit më parë kishim vetëm një gjimnaz me mesatare mbi 9 në katër provimet e maturës shtetërore ndërsa sivjet kemi 19.

Hasimja: Ka një prirje të përgjithshme këto vitet e fundit për ti bërë provimet gjithmonë e më të lehta. Ka një kërkesë shoqërore për ta bërë shkollën sa më të lehtë, sa më të kollajshme, mundësisht të dalin të gjithë me 10. Jo vetëm në provimet e maturës, por mundësisht të kalben me 10 veta në tre vitet e gjimnazit në çdo cep të Shqipërisë me 10 të pamerituara. Secili nga ne do të donte të kishte më shumë konkurencë, ata që kanë punuar 3 vjet të mos barazoheshin me të tjerët. Shpesh dalin në protestë maturantë që mund të jenë shumë të mirë dhe thonë po penalizohemi se testi ka qenë i vështirë dhe do marrim nota më të ulëta. Nuk ka pikë rëndësie. Para një vit ka pasur vetëm një shkollë që ka dalë me mesatare mbi 9 në katër provimet e maturës, këtë vit janë 19 që kanë dalë me mesatare mbi 9 në katër provimet e maturës. Ka një lëshim.