Devijimi i Lanës, banori: Veliaj gënjen, askënd nuk ka kompensuar në Unazë të Re

Gëzim Sadikaj banor i zonës së Unazës së Madhe ishte i ftuar në studion e Ora News. Ai u pyet nga Gazetarja e Ora News Sonila Musai se përse është shprehur se nuk beson te Kryebashkiaku Veliaj ndërsa Sadikaj tha:

Ai menaxhon mirë vjedhjet. Po ta dini ju dhe gjithë qytetarët e TIranës se sa m3 gjethe faturohen në Bashkinë e Tiranës që shkojnë atje thua ti se këtu është Siberia. Mbledhim gjethet e gjithë Siberisë. 

Kaq vjedhje bën ai njeri. Ndodhi protesta e unazës së re e bën projektin ne nuk ishim kundër projektit por kërkuam dëmshpërblim. Erion Veliaj të më thotë një rast të vetëm që ka strehuar.