Devijimi i lumit Lana për interesat e pushtetarëve, Veliaj përgjegjësi kryesor
Lutfi Kastrati banor i zonës së Unazës së Madhe në një intervistë për Ora News, me gazetaren Sonila Musai, denoncoi devijimin e Lumit Lana ku përgjegjës kryesor bëri Kryebashkiakun Erion Veliaj.
Kastrati: Lumi Lana është rehabilituar në vitin 2010 për herë të fundit. Në vitin 2013 doli një projekt rehabilitimi që drejtonte disa segmente dhe aty ku për momentin do të ndodhë devijimi është vijë e drejtë dhe nuk ka nevojë që të devijohet lumi Lana dhe projekti i vitit 2013 dëmtonte vetëm 30 familje, 30 banesa Faktikisht projekti I Kumit Lana do të devijojë.
I gjithë ky devijim po ndodh për shkak të privatizimit të atyre serave ,ish serave Babë Rexha me një sipërfaqe prej rreth 4 hektarë dhe normal ajo sipërfaqe oligarkëve nuk ju mjafton. Biznesmeni që po investon në atë zonë është Edmond Bego dhe skam asgjë personale se pas tij fshihet tigri I privatizimeve Arben Ahmetaj dhe Taulant Balla kuptohet dhe kryebashkiaku Erion Veliaj sepse ndryshe nuk mund të veprosh kundra qytetarëve.
