Devijimi i Lanës, Sadikaj: SPAK duhet të nisë hetimet

Gëzim Sadikaj banor i zonës së Unazës së Madhe në një intervistë për gazetaren Sonila Musai në Ora News denoncoi projektin e devijimit të Lumit Lana.

Sadikaj: Duhet të shkojë shteti, SPAK , reforma në drejtësi që thonë këto se është bërë një reformë e re. Kontrolli i shtetit i ka të gjitha të dokumentuar se çfarë është bërë.

Sot që po flasim për Unazën e re loti i tretë është i papërfunduar. Punojnë 5 punëtorë me lopata me kazma. Si e ka fituar kjo firmë tenderin ? Me miliona euro. Tjetër problem që është në këtë zonë është se segmenti që është bërë ka vetëm një nënkalim.