Andoni, optimist për liberalizimin e vizave për Kosovën. Negociatat për Shqipërinë? Do kemi të reja në vjeshtë
Analisti Ben Andoni është shprehur optimist se Kosova është afër liberalizimit të vizave.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Besmira Pelushaj, Andoni tha se Kosova ka edhe shumë pika të tjera për të plotësuar nga 12 që ka.
Ben Andoni: Mendoj se Kosova është shumë shpejt liberalizimit të vizave megjithëse thuhet se ka shkallare me 12 pika. Në të vërtetë Kosova ka prekur vetëm gjysmat e tyre. Besoj se Kosova ka bërë vetëm pjesën vitale. Besoj se ata janë para një vettingu në reformën në drejtësi, kanë bërë zgjedhje shumë të mira. Po merren dhe me adresat.
I pyetur nëse Shqipëria ka indicie për hapjen e negociatave, Andoni thotë se të gjitha gjasat që kjo të ndodhë në vjeshtë.
Ben Andoni: Do duhet mbledhja e re e strukturave evropiane për të precizuar një datë të re brenda dhjetorit, ndërkohë që do duhet të pritet dhe reagimi institucional i Maqedonisë së Veriut. Mendoj se do të ketë të reja në vjeshtë por gjithçka mund të ndodh.
