Shtohen bazat e modifikimit të armëve në Tiranë, ekspertet: Armë të sofistikuara për krime mafioze
Modifikimi i armëve të zjarrit po kthehet në një fenomen nga grupet kriminale në vend e veçanërisht në Tiranë. Një arsenal armësh janë zbuluar së fundi në zonën e liqenit të thatë, të cilat dyshohet se I përkasin një grupi në Elbasan. Ekspertët thonë se armët e modifikuara në këtë mënyre tregojnë se do përdoreshin në ngjarje kriminale. Shpesh këtyre armëve u fshihen edhe numrat e serisë me qëllim për ta bërë identifikimin nga policia më të vështirë.
Ky është vendi ku Eno Papa Beqiri kishte marrë një garazh me qira në të cilën brenda saj ishin fshehur disa armë zjarri.
Armët e zjarrit që u sekuestruan nga policia janë dërguar për ekspertizë në policinë shkencore.
Sipas burimeve dyshohet se këto municione i përkisnin një grupi kriminal në Elbasan dhe disa prej tyre po krahasohen me ato të gjetura në vendin e ngjarjes në disa krime.
Eksperti Fatjon Softa tregon se armët e sekuestruara nga mënyra e ndërtimit të tyre përdoreshin për ngjarje kriminale.
"Fakti që është në kryeqytet dhe nuk ëhstë depoja e parë, tregon se janë armë që përdoren për krim dhe nuk mbahen për trofe."
Brenda pak ditëve një tjetër depo armësh u zbulua në zonën e Yzberishtit, ku në pranga përfunduan 2 persona.
Në po atë zonë, në vitin 2018 policia zbuloi një tjetër depo armatimi që dyshohet që i përkiste Aurel Hoxhallarit i cili u shpall në kërkim.
Baza më e madhe e armëve në vitet e fundit u identifikua nga policia 1 vit më parë ku pas rrëfimit të një te penduari u zbuluan 18 sasi armatimesh pranë një kompleksi në Tiranë.
Referuar rasteve të sekuestrimeve duket që grupet kriminale preferojnë armë me precesion të fortë qitës siç është kallashnikovi i modifikuar por edhe arma automatike MP5.
Megjithatë nuk kanë munguar as armët e kalibrit të lartë siç janë snapjerat apo rastet kur janë fshirë numrat e serisë me qëllimin për të identifikuar punën e policisë në dokumentimin dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale.
