Lezhë/ Makina përfundon në lokal, përplas burrin që po pinte kafe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2022, 09:21
Aksident në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Tresh të Lezhës.
Një automjet Volswagen ka dalë nga rruga dhe përfunduar në një lokal.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur 1 person që po pinte kafe në lokal.
Ai është dërguar për ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Policia e cila mbërriti menjeherë me vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ketij aksidenti, që mund të prodhonte tragjedi, pasi në lokal ka patur disa persona.





