"Mos i largoni gjykatat", avokatë e qytetarë protestojnë para Prefekturës në Shkodër kundër hartës gjyqësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2022, 18:51
Në të gjitha gjykatat në Shkodër e Vlorë për të dytën ditë nuk u zhvillua asnjë masë sigurie, ndërsa bojkoti i gjyqeve tashmë është në javën e dytë.
Ndërsa këtë pasdite, avokatët në Shkodër të mbështetur dhe nga qytetarët protestuan para prefekturës së qytetit.
Me thirrjen "Mos i largoni gjykatat", avokatët e Shkodrës thonë se nuk janë pyetur për hartën e re gjyqësore por vetëm kanë bërë takime fasadë me ta.
Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 Gjykata të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Administrative dhe 1 Gjykatë Apeli.
Drafti i KLGJ-së pritet të kalojë për miratim në Qeveri.
