“Shqipëria sot në udhëkryq” Bogdani: Me paratë e drogës po ndërtohen pallate, Veliaj vendos për Tiranën

Ish deputeti Gerti Bogdani, teksa ka folur për problematikat në vendin tonë, është shprehur ndër të tjera se ndërtimi i pallateve në Tiranë është marrëzi.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, tha se pallatet ndërtohen për pastrim parash, pasi ka dhjetëra apartamente që nuk janë shitur.

Bogdani: Ndërtimi i pallateve në Tiranë është marrëzi. Përderisa ke 10-tra apartamente të pa shituara në Tiranë, pa dyshim është marrëzi të ndërtosh të tjera. Këtu vazhdon ndërtohet dhe çmimet vazhdojnë e rriten. Kjo bëhet për të pastruar para. Veliaj është një nga njerëzit që vendos për drejtimin e qytetit. Ky njeri është nga ato njerëz që lejojnë kalimin e 45 kilogramë heroinë, kushedi sa të tjera kanë kaluar. Paratë shkojnë për ndërtime.

Bogdani është shprehur kritik ndaj qeverisë, duke thënë se kjo e fundit po u jep modelin më të keq të rinjve.

Bogdani: Qeveria po u ofron modelin më të keq  të rinjve. Modelin se I pasur bëhesh brenda natës, nëpërmjet trafikimit. Prandaj Shqipëria sot është në një udhëkryq shumë të vështirë.

Ai është ndalur dhe te shqetësimet e banorëve të “5 Majit” duke thënë se nuk e dinë se çfarë do të marrin në ndërtimet e reja.

Bogdani: Duke qenë se ka një valë mashtrimesh, apo një kalvar mashtrimesh dhe gjërat që thotë nuk janë të vërteta, banorët e ‘5 majit’  nuk mund t’I besojnë. Atyre u është zaptuar toka, nuk dinë se çfarë do marrin në ndërtimet e reja.

Përsa i përket rritjes së çmimeve, Bogdani tha se qeveria nuk ka marrë masa për menaxhimin e krizës, ndërkohë shtoi se rrogat janë shumë të ulëta.

Bogdani: Kosova ka naftën më të lirë se ne, edhe pse e merr në Durrës. Qeveria atje ka marrë masa për kompensimin e rritjes së çmimit. Këtu kjo qeveri nuk e vret mendjen. Kjo do të reflektohet në çdo çmim tjetër të mundshëm. Sot ne kemi çmimet si në BE, ndërkohë me rroga jemi si vend i botës së tretë. Se sa do vazhdojë kjo, këtë e kanë në dorë qytetarët.