Iris Ago emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave
Qeveria shqiptare ka liruar nga detyra Elvis Koçin, si drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Në vend të tij është emëruar nga kryeministri Rama, Iris Ago i cili do ta mbajë këtë post nga sot e tutje.
Vendimi i plotë:
Lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të drejtorisë së përgjithshme të parandalimit të pastrimit të parave
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Z. Elvis Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Iris Ago emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
