Mehdi Malkaj: Populli shqiptar duhet të heqë moton ‘e ç’më duhet mua”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2022, 19:43
Kreu i PD-së, Sali Berisha mblodhi sot një tryezë me shoqërinë civile ku mori fjalën edhe aktori i njohur Medi Malkaj.
Malkaj tha se motoja e popullit shqiptar është “ç’më duhet mua” për çdo gjë ndodh në vendin tonë, qysh nga korrupsioni deri te prishja e shtëpive.
Malkaj: Në të gjitha rrjete sociale unë jam krahu i djathtë i Doktorit, por sot për herë të parë jemi këtu afër. Ç’duhet të bëjmë? E ç’më duhet mua? Kjo është motoja e gjithë popullit shqiptar: E ç’më duhet mua. Ne po nuk vramë këtë “ç’më duhet mua” nuk kemi gjë në vijë. Po ka korrupsion! E ç’më duhet mua, po prishin shtëpitë, e ç’më duhet mu, po hedhin gaz, e ç’më duhet mua. Duhet të heqim këtë ‘e ç’më duhet mua’.
