Berisha: Rama fillimisht refuzoi pjesëmarrjen në samitin e BE për interesa të Vuçiç. Po luhet me fatin e shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2022, 18:34
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka komentuar dyzimet e Edi Ramës, për të marrë pjesë apo jo në samitin e BE-së që do të mbahet nesër.
Në një takim me shoqërinë civile, Berisha tha se Rama fillimisht refuzoi ftesën për shkak të interesave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Më tej ai tha se po luhet me fatin e shqiptarëve.
Berisha: Për interesa të Aleksandër Vuçiç, duhej të merrej një vendim që të mos shkohej në Bruksel, duhet të merrej sot vendimi për të përfaqësuar Ballkanin e Hapur. Nuk është luajtur ndonjëherë me fatin e shqiptarëve si në këtë periudhë. Interesi ynë kombëtar është integrimi në BE. Në çdo aspekt tjetër që të analizosh zhvillimet, ka një konfiskim të ligjeve, institucioneve e të drejtave, si në asnjë vend tjetër.
