Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas për vdekje drejtuesen e biçikletës
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik.
Ngjarja ka ndodhur pranë kompleksit "Zmijani" ku një grua e moshës 30-40 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Për pasojë ka gjetur vdekjen.
"Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë" njoftoi policia.
Lavrov viziton Iranin për të diskutuar marrëveshjen bërthamore
22 Qershor, 22:16
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Aksi Shkoder-Koplik është një nga akset më problematike për shkak edhe të mungesës së ndriçimit.

