Mile: Ballkani po e vendos BE-në një pozitë jo komode, duket se fuqia e butë nuk po bind më
Në një intervistë për RTV Ora, pedagogu Klementin Mile u shpreh se reformat në vendin tonë kanë ndodhur, por shumë herë kanë qenë gjysmake dhe jo cilësore.
Mile tha se duket se procesi nuk ka qenë vetëm teknik vetëm me bërjen e detyrave, duke shtuar se edhe Brexit i ka dhënë një goditje BE-së, ashtu sikurse i ka dhënë kriza greke.
Mile: Ne deri tani e kemi parë procesin e integrimit si një proces ku bëjmë detyrat e shtëpisë, dhe kancelaritë e Evropës japin detyra që ne duhet t’i bëjmë. Sa i përket këtyre detyrave, qeveria mund të mos jetë dhe aq optimiste, sepse shumë gjëra janë bërë dhe shumë të tjera nuk janë bërë. Reformat kanë ndodhur, por shumë herë kanë qenë gjysmake dhe jo cilësore. Është parë edhe nga publiku përditë, po ashtu edhe raportet ndërkombëtare e kanë treguar.
Por duket se procesi nuk ka qenë vetëm teknik vetëm me bërjen e detyrave. Edhe Brexit i ka dhënë një goditje BE-së, ashtu sikurse i ka dhënë kriza greke. Po ashtu, edhe sjellja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sikurse është Ballkani i Hapur, e vendin BE-në një pozitë jo komode, sepse duket se ajo fuqia e butë që ka qenë dikur, në raport me fuqinë e fortë si Rusia dhe Kina, kjo fuqi mesa duket nuk po bind dhe nuk po josh më.
Mile shtoi se e gjithë rënia e imazhit të BE-së në rajon ishte edhe kulmi i kërcënimit të vendeve Ballkanike ditën e djeshme.
Mile: E gjithë rënia e imazhit të BE-së në rajon ishte edhe kulmi i kërcënimit të vendeve Ballkanike ditën e djeshme. Bëhet e disata herë që ndodhin gjëra të tilla të vogla, si aho që një vend nuk na ka qejf, që duken si probleme të brendshme të BE-së dhe nuk është problem i vendit tonë apo Maqedonisë dhe Serbisë që mbyllet dera. Kjo duket sikur sepse është njëra anë e medaljet, sepse nga ana tjetër ne jemi larg standardeve evropiane.

