Berat, fëmijët e lagjes i vënë zjarrin vilës 3 katëshe të familjes emigrante në Greqi
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një vilë 3-katëshe në lagjen e ish-Pjeshkores në Berat. Zjarri është pikasur fillimisht në një nga dhomat e e vilës dhe në një kohë të shkurtër ka përfshirë të gjithë katin e dytë të kësaj vile.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta të Repartit Zjarrëfikës, që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët e të shuajnë zjarrin.
Sipas burimeve në vendngjarje, zjarri është vënë nga fëmijët e lagjes. Mësohet se fëmijët kanë ndezur disa kartona dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat nga dritarja që ishte e hapur totalisht.
Miqësoret/ Partizani dhe Tirana ndalen në barazime vere
22 Qershor, 19:42
Si pasojë e zjarrit të rënë janë shkrumbuar totalisht orenditë shtëpiake dhe gjithçka që ndodhej në katin e dytë të kësaj vile, i vetmi kat i rregulluar dhe funksional për banim pasi kati i parë dhe ai i tretë ishin akoma në rregullim e sipër.
Vila 3-katëshe është në pronësi të shtetasit Raqi Kule, por aty nuk banon asnjeri pasi familjarët jetojnë në Greqi.



