"BE mënyrë e vetme për të shtrënguar qeverinë të realizojë detyrat", Islami: Shqipëria ka shkatërruar të gjitha standartet drejt anëtarësimit

Ish Ministri i Jashtëm Kastriot Islami gjatë një interviste për emisionin "Ditë e Re" në RTV ORA foli rreth mundësisë për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Islami u shpreh se Shqipëria nuk i ka kryer detyrat që i duhej të kryente për anëtarësimin apo hapjen e negociatave për në BE madje ai tha se vendi jonë i ka shkatërruar të gjitha standartet drejt anëtarësimit në BE.

Kastriot Islami: Unë jam 100 për qind i mendimit që Shqipëria nuk i ka kryer detyrat bile i ka shkatërruar të gjitha standartet drejt anëtarësimit apo hapjes së negociatave në BE, siç janë korrupsioni, krimi, autokracia, prekja e demokracisë, kërcënimi i votuesve pastrimi i parave. Janë pa fund një serë parametrash të cilat nga 2013 me ardhjen e Ramës në krye janë përkeqësuar por jam i mendimit që Shqipëria duhet të hap negociatat me BE. Duket paradoksale, pse sepse është e vetmja mënyrë për ta shtrënguar qartë këtë qeveri të realizojë këto detyra, pasi ka një mungesë të qartë vullneti nga ana e qeverisë, nuk ka përpjekje për ti realizuar këto.