Berisha: Të bashkohemi në një front të përbashkët për të shpëtuar Shqipërinë
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD, Sali Berisha në një takim me shoqërinë civile tha se e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund situatës në të cilën ndodhet vendi është bashkimi.
Në fjalën e tij ai tha se shqiptarët duhet të bashkojnë rezistencën e tyre dhe të veprojnë kundër regjimit.
Më tej Berisha fajësoi edhe PD, duke thënë se kjo e fundit nuk ka mbrojtur interesin kombëtar për vite të tëra.
Sali Berisha: Synimi i nismave të qeverisë është largimi i shqiptarëve nga Shqipëria. Kishte deklaruar se deri në vitin 2029, nuk do të ketë taksa për profesionet e lira. Kthehet me një paketë fiskale që i çon ata në falimentim. Nuk ka mekanizëm më të suksesshëm për të shkatërruar një shoqëri se sa të shkatërrosh shtresën e mesme dhe biznesin e vogël. Beteja ka filluar pikërisht me këto, në mënyrë që të përzëmë sa më shumë prej tyre.
Janë përzënë me mijëra mjekë, me hartën e re, përzihen qindra avokatë. Rëndësi ka i japim përgjigje pyetjes se çfarë duhet të bëjmë? Duhet të bashkohemi në një front të përbashkët për të shpëtuar Shqipërinë.
Të bashkojmë rezistencën dhe të hidhemi në veprim. PD është përgjegjëse në një shkallë shumë të madhe për këtë rrokullisje. Me inaktivitetin e saj nuk arriti të shndërrohet në një forcë të madhe besimi, rreth se cilës të bashkoheshin shqiptarë që do donin të ndalonin këtë rrokullisje. Nuk mbrojti interesin kombëtar.
