U iku policisë, arrestohet pas 10 ditësh qiraxhiu i shtëpisë së barit në Durrës
Arrestohet pas gati 10 ditësh 23 vjeçari i cili kishte marrë me qira një apartament për ta përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.
Personi i ndaluar është identifikuar me inicialet I. A., 23 vjeç, banues në Durrës dhe akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Shërbimet e Policisë shpallën në kërkim 23-vjeçarin, pasi nuk u gjet në apartamentin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, te marrë me qira prej këtij shtetasi dhe të shkatërruar nga shërbimet e Policisë të DVP Durrës, më datë 13.12.2021, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rent”.
Në apartament u gjetën dhe u sekuestruan në ambientet e apartamenit, 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo, në të cilat ishin kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambient të mbyllur.

