“Poker 4” në Shkodër/ Arrestohen dy persona, ndiqen penalisht 9 të tjerë
Në Shkodër është goditur një rast i organizimit të lojrave të fatit, në ambientet e një lokali. Për pasojë në pranga kanë rënë dy shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 9 të tjerë.
U arrestuan E.Z., 32 vjeç banues në lagjen "Ajasem", administrator i lokalit dhe A.P., 54 vjeç banues në lagjen "Perash", të dy në Shkodër.
Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: G. L., 60 vjeç, I. O., 31 vjeç, E. V., 39 vjeç, M. A., 58 vjeç, A. K., 42 vjeç, B. T., 32 vjeç, B. T., 65 vjeç, B. N., 37 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në vendin e quajtur "Ura e Dervishbeg" janë kapur në flagrancë shtetasit e lartpërmendur duke luajtur lojëra të paligjshme, në një tavolinë pokeri, kundrejt pagesës.
Policia ka sekuestruar gjtihashtu dhe një tavolinë pokeri, një valixhe me çipsa, 5 palë letra bixhozi dhe dy aparate celulare.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.