Gjirokastër, 80-vjeçari vetëhidhet në lumin Drino, shpëtohet nga zjarrfikësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2022, 16:38
Një i moshuar 80-vjeçar është vetëhedhur në rrjedhën e lumit Drino në Gjirokastër në afërsi të Urës së Subashit.
Ngjarja ka ndodhur në kufirin administrativ mes Gjirokastrës dhe Tepelenës.
Ka qenë PMNZSH Gjirokastër me në krye gjeneral Pëllumb Shalarin ka shkuar në vendngjarje ku u bë i mundur shpëtimi i tij dhe transportimin drejt Spitalit Rajonal.
I moshuari Prokop Marku 80 vjeç nga fshati Hundkuq kishte dëmtime të lehta dhe thyerje gjymtyrësh.

