Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi për energjinë në Veri gjë e mirë, të tjerat janë humbje kohe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2022, 16:30
Kryeministri Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në Twitter, pak minuta më parë lidhur e marrëveshjen e energjisë Kosovë-Serbi.
Ai shkruan se kjo është një gjë shumë e mirë dhe në rrugën e duhur, duke shtuar se të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten.
Rama: Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!
