"Dua 18 kg për të mërkurën" Shtyhet gjyqi për dy shqiptarët që kishin ndërtuar ferma kanabisi në Britani

Dy shqiptarë që u ndaluan në makinat e tyre në autostradë teksa po shkonin drejt Plymouth, kanë pranuar se kanë prodhuar kanabis me vlerë dhjetëra mijëra paund. 

Kushërinjtë Fatmir Kurmekaj, 34 vjeç, nga High Wycombe dhe Fatjon Kurmekaj, 36 vjeç, nga The Crescent kanë pranuar të dy se janë fajtorë për prodhimin e kanabisit të klasit B.

Dyshja do të dënoheshin për krimin në Gjykatën e Plymouth Crown të ​​hënën në mëngjes, por një gjykatës ka thirrur një seancë dëgjimore për të përcaktuar se ME çfarë dënimi duhet të përballet dyshja.

Oficerët e policisë gjetën grupe çelësash te të dy shqiptarët, që lidheshin me një numër pronash në Plymouth, dy prej të cilave ishin konvertuar në fabrika kanabisi.

Si rezultat i informacionit të mbledhur, oficerët nga Ekipi i Policisë të Plymouth kryen bastisje në dy pronaT - Kingsley Road në Mutley dhe Warleigh Avenue në Keyham.

Në çdo pronë oficerët gjetën plantacione të mëdha të rritjes së kanabisit dhe një person në secilën pronë që i ruante ato.

Emigranti shqiptar Teslim Muhmutag , i gjetur në pronën e Kingsley Road u burgos për shtatë muaj nga Truro Crown Court. Ndërsa, Adrian Kurmekaj, i cili u gjet në shtrat, më herët ishte dënuar me 30 muaj burgim.

Prokurori Piers Northworthy shpjegoi se prona ishte kthyer në një fermë të sofistikuar kanabisi, me pjesë të dyshemesë dhe tavanit midis dy banesave të çmontuara për të lejuar që e gjithë shtëpia t'i shërbente rritjes së bimëve.

Bazuar në vlerësimet e policisë, vlera e drogës mund të shkonte nga 3,500 deri në 8,000 £ për kilogram dhe kishte një vlerë monetare nga 24,000 deri në 35,000 £. 

Hetimi i mëtejshëm zbuloi se më 3 korrik 2021 Adrian Kurmekaj i dërgoi një mesazh Fatjonit ku diskutohej më shumë rreth "18 kilogramë e gjysmë për të mërkurën".

Në muajt para arrestimit të tyre, mes 1 majit dhe 26 gushtit, Teslim Muhmutag ka bërë tre telefonata me Adrian Kurmekajn, por asnjë me Fatmirin dhe Fatjonin. Megjithatë, Adriani kishte bërë 738 ndërveprime me Fatmirin dhe Fatjonin në atë kohë.

Kur Fatmiri u intervistua ai mohoi çdo njohuri për fermat e kanabisit dhe tha se nuk kishte asnjë lidhje me një gjë të tillë. 

Ai pretendoi se po udhëtonte për në Plymouth për të lënë një makinë, por nuk ishte në gjendje të jepte emrin e personit të cilit po i dorëzonte makinën. 

Ai gjithashtu mohoi se Adrian Kurmekaj ishte kushëriri i tij dhe nuk mund të shpjegonte pse Adrian Kurmekaj kishte foto të tij në celularin e tij. 

Policia zbuloi se Fatmiri ka pasur kontakt me Adrianin 320 herë në periudhën maj-gusht 2021 dhe se ai ka qenë në kontakt me Fatjonin mbi 550 herë në të njëjtën periudhë.

Avokati i Fatmirit pretendoi se klienti i saj, i cili u deklarua fajtor më 21 janar të këtij viti, po paguante vetëm faturat e brendshme të pronave, me paratë e siguruara nga një person tjetër, por të bëra në emër të Fatmirit. 

"Dua 18 kg për të mërkurën" Shtyhet gjyqi për
Adrian Kurmekaj