Avokati: Reforma gjyqësore, diskriminim i hapur që i bëhet shoqërisë. Ja kur do përfundojë protesta
Një prej avokatëve në tryezën e organizuar nga PD hartën e re gjyqësore, u shpreh se protestën do e vazhdojnë deri në momentin që qeveria të kuptojë se insistimi i tyre për ndryshimin e hartës është në interes të qytetarëve.
Në fjalën e tij ai tha se reformën gjyqësore e shohin si diskriminim të hapur që po i bëhet shoqërisë
Avokati: Dhoma e avokatisë Lezhë ka vendosur të vazhdojë grevën e urisë sepse e shohim si qëndrim intelektual për të gjitha shqetësimet që ka kjo shoqëri. Po shoh që kemi një mbështetje të të gjithë avokatëve që përfshin rajonin e veriut. Reformën gjyqësore avokatët e shohin si një diskriminim të hapur që i bëhet shoqërisë. Më pak të cenuar në kuptimin personal mund të jenë avokatët. 350 mijë banorë të Veriut, pretendojnë të marrin drejtësinë penale të apelimit në Tiranë. Si mund të ndodhë kjo?
A përmirësohet apo përkeqësohet? Nuk shohim asnjë lloj interesi kombëtar në këtë ndarje. Një nga arsyet që kanë protestuar të gjithë avokatët, ka qenë fakti se KLGJ është tallur me avokatët. Si ka mundësi që nuk reflektohet. Ne do e vazhdojmë grevën derisa qeveria të kuptojë se interesi i kësaj proteste është interes për qytetarët.
Avokati i kërkoi opozitës dhe kreut të PD-së Sali Berisha që t’i mbështesin në ktë protestë.
Avokati: Ne i kërkojmë opozitës qetë na mbështesë. Ne po e bëjmë këtë protestë për fëmijët tanë dhe për vendin tonë.
Sipas tij mazhoranca ka një koncept të caktuar për qeverisjen.
Avokati: Këta konceptin e tyre e kanë: Shqipëria një bashki, e sundojnë si të duan, e komandojnë sit ë duan, I japin me ngrënë sa të duan këta, i japin drejtësi sa të duan këta, po interesi kombëtar?

