(Pa)siguria te transporti publik, Policia Rrugore plan masash për sezonin veror

Shtimi i fluksit në rrugë dhe lëvizjet e shpeshta të mjeteve të transportit publik ka bërë që policia rrugore të shtojë trupat e saj me qëllim ndëshkimin e të gjithë shoferëve që rezultojë në gjendjë të dehur. Në fokus të policisë janë kryesisht shoferët e mjeteve urban, taksi deri tek shoferët e autobusëve.

Prej kohësh policia qarkullimit rrugor ka filluar kontrollet për të gjithë shoferët e linjave të transportit të udhëtarëve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur.

Këto pamje vijnë nga kontrollet që janë ushtruar këtë të hënë në disa akse kryesore, ku lëvizin mjetet e trasportit publik.

Sipas specialistit të menaxhimit të trafikut urban në Policinë Rrugore, Gerhard Baka, kryesisht shkeljet e këtyre drejtuesish vijojnë nga përdorimi i alkoolit gjatë drejtimit të mjetit dhe deri tek transporti i qytetarëve nga këto mjete që janë pa licencë.

"Përdorimi i alkoolit, drejtimi i mjetit pa pajisjen me leje drejtimi përkatëse për atë kategori mjeti, i papajisur me dëshmi aftësie për shërbim taksi apo drejtim mjeti me kapacitetin e lejuar të pasagjerëve."

Eksperti thotë se qytetarët më së shumti ankohen në komisariatin digjital, por edhe në sallë operative për shoferët e urbanit, të cilët kanë dyshime se lëvizin në gjendje të dehur.

"Shpesh herë edhe përmes komisariatit digjital por dhe përmes telefonatave te salla operative ka sinjalizime të herëpashershme sidomos për shërbimet e transportit urvan ku kanë dyshimet e tyre se personi drejton mjetin në mënyrë të parregullt dhe dyshohet se mund të jetë në ndikimin e alkoolit."

Për evidentimin e këtyre rasteve, por edhe për sigurinë rrugore policia ka shtuar flotën e saj, duke aktivizuar një sërë makinash inteligjente të paloguara, të cilat kanë qëllim ndëshkimin e këtyre shoferëve.