Berisha: Gjykata e Apelit nën sundimin e çiftit Sadushi! Rama do të ketë kontroll total në të gjitha çështjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh gjatë tryezës së PD me avokatët, të cilët jan kundër  hartës së re gjyqësore se, se Gjykata e Apelit sundohet nga çifti Sadushi. 

Në fjalën e tij Berisha tha se Sokol Sadushi kontrollon Gjykatën e Lartë, ndërsa bashkëshortja e tij, Edlira Petro, Gjykatën e Apelit.

Sali Berisha: Edi Rama pasi ka përqendruar të gjithë gjykimin e Gjykatës së Lartë në dorë të Sadushit, do ta përqendrojë gjykimin në Apel në dorë të të shoqes së Sadushit, Edlira Petro, e cila edhe sot bën ligjin, bën komunikatat, bën dallditë. Gjykata e Apelit është e tëra në sundimin e çiftit Sadushit. Por tani na duhet që Edi Rama të ushtrojë kontrollin total në të gjitha çështjet, duhet që të ketë vetëm një Gjykatë dhe kjo Gjykatë të jetë në Tiranë. Një eksperiment i turpshëm, të cilin e kanë bërë në vitin 1999 PS-ja dhe e zhbëri sepse ishte një goditje e rëndë për sistemin e drejtësisë. Këto janë qëllimet e vërteta të hartës së re të drejtësisë, një përqendrim total.