Manjani: Duhet një Kushtetutë e re, po jetojmë me drejtësinë popullore të shokut Enver
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2022, 19:29
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në takimin me avokatët ku i pranishëm ishte dhe kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se reforma në drejtësi ka dështuar. Më tej Manjani tha se duhet një reformë e re në drejtësi, një sistem i ri drejtësie dhe një Kushtetutë e re.
Ylli Manjani: Të torturojnë proceduralisht në mënyrë të tmerrshme të mundshme. Të arrestojnë që do gjejmë prova, ku i ke provat?
Kur arrestohesh do të thotë ke ngritur akuzë. Kur ngre akuzë, minimalisht ke dy prova direkte.
Drejtësia popullore e shokut Enver, kjo është fiks.
Duhet filluar me një Kushtetutë të re, me një sistem të ri drejtësie
