"T’i hiqet mandati Olta Xhaçkës", Shehaj: Ministrja përfituese nga pasuritë shtetërore, në shkelje të ligjit
Deputeti demokrtat Agron Shehaj deklaroi sot se ka nisur mbledhjen e firmave për çuarjen e kërkesës në Kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetes për ministren Olta Xhaçka.
Teksa paraqiti dokumenta, Shehaj e akuzoi Xhaçkën se ka shkelur Kushtetutën duke e akuzuar si përfituese nga pasuritë shtetëroire pëërmes bashkëshortit të saj biznesmen dhe kunartës së saj e paraqitur si investitore amerikane strategjike.
“Jemi duke mbledhur firmat për çuarjen e kërkesës për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Cilat janë provat?! Provat janë të gjitha këto që kam shfaqur dhe këtu nuk kemi të bëjmë me një shpjegim “të sajuar” apo të bazuar mbi deklarata politike apo paragjykime, por me fakte. Çdo gjë që patë me video është e bazuar me dokumente. Këtu kemi mundësi të dorëzojmë të gjitha faktet që kemi mbledhur dhe vendimet që ka marrë me firmën e Edi Rama, esktraktin e kompanive që janë të përfshira, dokumentin që kunata e Xhaçkës, e ashtuquajtura “investitore strategjitike” bashkëjeton me vëllanë e ministres Xhaçka".
