Shqipëria e Kosova marrëveshjen për energjinë: Shkëmbim gazi dhe elektriciteti nga TEC-i i Vlorës
Shqipëria dhe Kosova kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për memorandumin e energjisë dhe infrastrukturës.
Ministrat përkatës të Energjisë dhe Infrastrukturës të të dy vendeve thanë se marrëveshjet kanë të bëjnë edhe me gazin dhe energjinë elektrike në situatën e luftës në Ukrainë.
Ministrja e Kosovës: Sot kemi nënshtruar dy marrëveshje në sektorin e energjisë në dy shtet tona. Marrëveshja e parë ka të bëjë me infrastrukturën e gazit dhe TEC-it të Vlorës. Do të angazhohemi për diskutime teknike dhe furnizim elektrike nga TEC-i i Vlorës. Ne synojmë që përmes kësaj marrëveshjeje të rrisim bashkëpunimet tona në fushën e energjisë.
Ministrja e Shqipërisë: Ne jemi në dijeni të vështirësive energjitike që kemi për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Duke pasur parasysh që vjeshta do të jetë e vështirë, ne kemi nisur nga puna disa muaj m ua më parë për një bashkëpunim mes KESH dhe KEK. I kemi nisur këto veprime duke papërgatitur terreni dhe për shkëmbim energjie kur kemi teprica.
