Bien nga lartësia teksa eksploronin "Syrin e Ciklopit", turistët nxirren me helikopter (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2022, 21:13
2 turistë kanë rënë nga lartësia, gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur "Syri i Ciklopit".
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, të ditës së sotme.
"Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 shtetasve të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë", njofton policia.
Turistët janë shtetasit D. K., 50 vjeçe dhe K. K., 80 vjeç.
Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barrelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.