E zë poshtë zetori, humb jetën 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 38-vjeçar në Vaun e Dejës humbi jetën si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në fshatin Rranxa, Vau i Dejës.

Shtetasi Edmond Rrotani duke lëvizur me një  mjet zetor, ka humbur kontrollin e mjetit  dhe për pasojë zetori është përmbysur.

Si pasojë ai ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.