Lavrov: Armët e perëndimit që u dërguan në Ukrainë po qarkullojnë edhe në Shqipëri e Kosovë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një intervistë me një stacion televiziv të enjten, është shprehur se armët e dërguara në Ukrainë po qarkullojnë edhe në Shqipëri.

Sipas tij, shumë nga armët që perëndimorët dërgojnë në Ukrainë tashmë kanë filluar të shiten në "tregun e zi". 

“I kemi parë të qarkullojnë në Shqipëri dhe Kosovë” – tha Lavrov.

Ai theksoi se Perëndimi i kupton të gjitha rreziqet që lidhen me furnizimin me armë të rënda në Ukrainë, duke shtuar se Krimeja është pjesë e Federatës Ruse. 

Lavrov: Unë me të vërtetë shpresoj që përveç politikanëve që kërkojnë në mënyrë të papërgjegjshme që Ukraina të marrë atë që dëshiron, ka ende njerëz ushtarakë që kuptojnë se çfarë është në rrezik. A e konsideron Krimenë një territor të Federatës Ruse? A beson ai se Donbasi është territori i Republikës Popullore të Luhanskut dhe Donetsk?