Kërcënimi i Sergei Lavrov: Perëndimi dëshiron ta bëjë Moldavinë një Ukrainë të dytë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar Perëndimin për një përpjekje për ta bërë Moldavinë një Ukrainë të dytë.
Deklarata e tij e fort është bërë gjatë një interviste me një stacion televiziv të enjten.
"Ata po përpiqen qartë ta kthejnë Moldavinë në një Ukrainë të dytë," tha ai, duke komentuar ofertën e vendit për t'u bashkuar me BE .
"Nëse ne nuk bëjmë lëshime me kërkesën e tyre, atëherë ata do të bashkohen me BE," - tha Lavrov.
Lidhur me bisedimet e paqes të ngrira me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus tha se vetë Kievi ka nënshkruar se nuk dëshiron negociata me Rusinë.
“Ne ende nuk e kuptojmë se çfarë lloj udhëzimesh merr Zelensky nga mësuesit e tij në Uashington dhe Londër” - tha ai.
I pyetur për ofertën e Ukrainës për t'u anëtarësuar në BE, Lavrov tha se nuk e di nuk e di nëse Ukrainës do t'i jepet një udhërrëfyes për t'u përgatitur për anëtarësim
“Nëse kjo ndodh, atëherë do të thotë vetëm një gjë, se BE-ja është edhe një herë është gati të mbyllë sytë ndaj të gjitha kritereve të saj që kanë ekzistuar gjithmonë për kandidatët dhe është e gatshme të udhëhiqet vetëm nga konsideratat gjeopolitike.”
