Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë, 56 të arrestuar. Sekuestrohen 226 mijë euro, 166 kg kanabis dhe 1,2 ton farë marijuane
Autoritetet e Spanjës kanë shkatërruar një grup të trafikut të drogës në Katalojnë, ku në pranga kanë rënë 56 persona, me kombësi shqiptare.
Mësohet se të arrestuarit janë të moshës 19 deri në 58 vjeç. Mësohet se ata kishin marrë pronat e të tjerëve dhe i kishin kthyer në ‘shtëpi bari’.
Në kuadër të këtij operacioni u çmontuan 24 plantacione të kultivimit të kanabisit dhe u sekuestruan më shumë se 22.600 bimë dhe 166 kilogramë kanabis, gati për shitje.
Droga e sekuestruar ka një vlerë të përafërt në tregun e paligjshëm rreth 325 mijë euro.
Gjatë kontrolleve, policia rajonale sekuestroi 1250 kilogramë sytha marijuanë, 22 600 bimë dhe mbi 22, 5765 euro para në dorë, një pistoletë, një revole me fishekë të vërtetë, një pistoletë me ajër të ngjeshur dhe armë të ndryshme me tehe.
Pasi të çmontohen plantacionet, pronat e pushtuara do t'u kthehen pronarëve të tyre legjitimë, megjithëse shumë prej tyre kanë pësuar dëme të konsiderueshme që kur organizata modifikoi strukturën e saj për ta përshtatur atë me nevojat e aktivitetit të paligjshëm. Trembëdhjetë nga 56 të arrestuarit janë futur në burg pasi kanë shkuar në gjykatë.
Operacioni për shkatërrimin e bandës së trafikut të drogës nisi që në vitin 2021, por u finalizua më 24 maj të 2022, ndërkohë që lajmi është bërë publik sot.
Hetimet
Hetimi filloi në maj 2021, kur policia rajonale mori një ankesë anonime për një plantacion të mundshëm marijuanë në një magazinë industriale në Sant Vicenç de Castellet , në rajonin Bages. Kur agjentët çmontuan, me urdhër gjyqësor, këtë kultivim, ata zbuluan se kishte dhe platacione të tjera.
Duke ndjekur gjurmët e këtyre objekteve, agjentët lokalizuan dhe platacionet e tjera në 4 provinca. Të gjithë energjinë elektrike në të 4 platacionet e kishte bërë një një elektricist , një nga personat që ishte pjesë e organizatës kriminale.
Si funksiononte organizata
Drejtuesit e grupit kriminal, e kishin bazën në Katalonjë dhe gëzonin një standard të lartë jetese. Ata ishin vendosur në kufijtë e Girona dhe Tarragona , ku u konstatua se një nga anëtarët e tyre fitoi ligjërisht një lokal restoranti.
Pasi vendosën për vendndodhjen ku do të ngrinin plantacionet, anëtarët e grupit morën me qira prona të paluajtshme, në disa raste të larta dhe me opsion blerjeje, me një çmim prej 1500 deri në 2500 euro.
Në këtë pikë, një nga hallkat e përbashkëta mbi të cilat mbështeteshin plantacionet e ndryshme ishte një elektricist profesionist, i cili bëri të mundur furnizimin e plantacioneve me energji elektrike.
Ai gjithashtu projektoi dhe instaloi në mënyrë optimale instalimet e ujitjes dhe ndriçimit për të rritur prodhimin.
Paralelisht me fillimin e plantacionit, shefat morën 'kopshtarë' nga Shqipëria për të mbrojtur plantacionet kundër sulmeve të mundshme nga një organizatë tjetër.
Punëtorët që kujdeseshin për plantacionet ishin sjellë në Katalonjë nga struktura e organizatës, për këtë arsye rreth 90% nuk kishin dosje policore. Ata ishin në krye të plantacionit dhe sigurisë së tij, në kushte shumë të pasigurta jetese dhe në shumë raste nën kontrollin e anëtarëve të organizatës.
Ata rritën kryesisht dy lloje marijuane të modifikuara gjenetikisht të quajtura 'amnezi' dhe 'kritike'. Këto dy varietete karakterizohen nga efekte të fuqishme, lehtësi në kultivim, lulëzim të shkurtër dhe prodhim me potencial të lartë, me një çmim në tregun e zi nga 2300 deri në 2500 euro për kilogram.
Droga transportohej kryesisht në tregun evropian.
Paratë që merrnin nga shitja e paligjshme e marijuanës gjeneronin në pjesën më të madhe fitime neto, nga të cilat një pjesë e vogël u riinvestuan, kryesisht në prodhimin e më shumë plantacioneve. Hetuesit verifikuan se të paktën një anëtar i grupit kishte blerë një kompani ndërtimi dhe shitjeje mobiljesh në Shqipëri.

