"Të injorohet urdhri!" Abilekaj për dëshminë e Dumanit: Si ta ruajnë gazetarët sekretin hetimor pasi atë e nxjerr SPAK?!

Gazetari, Enton Abilekaj, ka reaguar lidhur me urdhrin e fundit të SPAK dhe BKH për ndalimin e publikimit të dëshmisë së Nuredin Dumanit në media.

Në një reagim në facebook, Abilekaj shkruan se gazetarët nuk mund të ruajnë sekretin hetimor kur atë e nxjerr vetë SPAK.

Ai thotë se urdhri i prokurorëve të SPAK duhet të injorohet ndryshe gazetarët do të trajtohen si zëdhënës të pushtetit.

Abilekaj: Pas tentatives se deshtuar per te konfiskuar kompjuterat e Lapsi.al, SPAK po konfiskon lajmet ne gjithe median dhe po mbyll gojen e gazetareve. Sekretin hetimor, sipas prokuroreve te vjeter te Drejtesise se Re, duhet ta ruajne gazetaret, pasi e nxjerr SPAK. Ky urdher duhet te injorohet, te mos konsiderohet fare, ndryshe do t'i hape rrugen Pushtetit t'i trajtoje gazetaret si zedhenesit e tij.