Tjetër i “rënë” nga PS, këshilltari i Veliajt i lidhur me kokainën në Durrës, Këshilli: Nuk kemi qëndrim!

Ky është anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Egert Vargu i cili është arrestuar ditën e sotme (16 qershor) pas kapjes së 45.5 kg kokainë në Durrës

Egert Vargu figurton si këshilltar në bashkinë e Tiranës nga PS dhe në faqen zyrtare të bashkisë ai rreshtohet si i 46-ti në listën emërore.

Sasi e kapur prej 45.5 kilogramë kokainë u gjet në një ngarkesë me mish pule me destinacion Maqedoninë e Veriut.

Policia ndërkohë, bën me dije se lënda narkotike ishte fshehur brenda një kontejneri frigorifer që kishte mbërritur nga Brazili.

Për pasoja u arrestua Arben Ferizit, biznesmeni që kishte porositur mishin dhe Egert Vargun i cili është administrator i agjencisë doganore “Apetit Group”, për zhdoganimin e kontejnerit në Portin e Durrësit.

Ndërkaq, e pyetur nga BIRN për arrestimin e Vargut kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës Romina Kuko tha se nuk kishte ende një qëndrim, por se “Këshilli do të dilte me një deklaratë për mediat”.

Kujtojmë se kjo është figura e fundit e lidhur me Partinë Socialiste që akuzohet si e lidhur me trafikun e drogës, kryesisht kokainë.

Pak ditë më parë, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u prangos nga autoritetet me 20 kg kokainë në Itali.

Porti i Durrësit prej vitesh është kthyer në një pikë kalimi të drogërave të forta si kokainë, e cila vjen kryesisht nga brigjet e Amerikës Latine.

Tjetër i “rënë” nga PS, këshilltari i Veliajt i
Vargu dhe Veliaj

Tjetër i “rënë” nga PS, këshilltari i Veliajt i

Tjetër i “rënë” nga PS, këshilltari i Veliajt i