"Në kafen e parlamentit vjen era puro e hashash!' Nikolla reagon pas deklaratës bombë të deputetit demokrat

Deputeti demokrat Dash Sula nga foltorja e Kuvendit ndër të tjera tha se në kafen e Kuvendit pihet dhe hashash. Një deklaratë e tillë kryetarja e Kuvendit kërkoi që deputeti ta tërheqë. Deputeti demokrat nga vendi sqaroi se nuk kishte akuzuar njeri për konsum hashashi dhe mund të kishte ngatërruar tymin e puros me të hashashit.

Dash Sula: Në kafen që kemi ngjitur vjen era puro që pijnë pasanikët deputetët apo qeveritarët, të mos them ndonjë gjë tjetër, që vjen era hashash. Është galopante rritja.

Lindita Nikolla: Deklaruat që në kafen e Kuvenit pihet hashash. Është një fyerje e madhe që i bëhet institucioni e kolegëve. Duhet të tërhiqeni nga fjala juaj e të kërkoni falje.

Dash Sula: Nuk akuzova asnjeri. Unë nuk marr vesh nga duhani por era e puros të mbyt. Mund ta ngatërroj dhe me hashash.