Berat/ Bie në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte me autokombajnë, përfundon në spital 22 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2022, 16:04
Një 22 vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që ishte duke punuar me autokombajnë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në fshatin Pashalli, njofton policia.
22 vjeçari me inicialet B. D. është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku po merr mjekim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.