Bumçi: Do ndërtojmë një front të madh opozitar për rrëzimin e Ramës, ka mbështetur Vuçiç në kurriz të Kosovës
Ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi ka njoftuar se opozita po përgatitet për protesta kundër qeverisë.
Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Bumçi tha se do të ndërtojnë një front të madh opozitar, ndërsa theksoi se ata që nuk i bashkohen(referuar deputetëve mbështetës të Enkelejd Alibeajt) janë aleat me Ramën.
Aldo Bumçi: Do ndërtojmë një front të madh opozitar. Çdo njeri që nuk shikon nevojën për bashkim, është aleat i Edi Ramës. Dy regjimet autoritare të fundit janë të Vuçiç dhe Edi Ramës. Ne do të krijojmë një front për ta rrëzuar këtë regjim që ka cenuar çdo të drejtë themelore.
Ai tha se Edi Rama në marrëdhënie me Serbinë e ka kaluar cakun, ndërsa shtoi se ka mbështetur Aleksandër Vuçiç në kurriz të Kosovës.
Aldo Bumçi: Rama në marrëdhënie me Serbinë ka kohë që e ka kaluar cakun por tani ai nuk po mundohet të ruaj as ftyrën. Politika e Ramës gjatë 9 viteve ka qenë të mbështesë Aleksandër Vuçiç në kurriz të Kosovës. Ndërsa njohjet e Kosovës kanë ardhur duke rënë, Rama qëndron në krah të tij dhe e prezanton si një lider të përgjegjshëm.
Sipas tij Rama është turpi i Shqipërisë.
Kjo Serbi me këtë politikë të fqinjëve që po armatoset më shumë se vende e NATO-së, pasi e shikon sigurinë te Rusia. Ramës duhet me i thënë se është turpi ynë, dhe se nuk mund të jetë kryeministri i Shqipërisë./A.K, Ora News/
