Sfidat e gruas shqiptare, “Infermiere Eva” do garojë në Festivalin e Monodramës në Korçë

"Infermiere Eva", vepra e shkruar nga Valentina Dafa, do të përfaqësojë shqipërinë në Festivalin e Monodramës në Korçë.

Në skenë do të ngjitet aktorja e teatrit Bylis të Fierit, Miola Sitaj,

Miola Sitaj: Ai është një festival prestigjoz ku konkurojnë shtete të ndryshme. Aty vijnë aktorët më me përvojë me punët e tyre më të arrira

Një monodramë që sjell tablo tipike të familjeve shqiptare.

Realitetiti i tranzicionit të gjatë shqiptar, përmes zërit dhe klithmave sfiduese të femrës, së cilës i janë mohuar udhët e jetës.

Jeta e mohuar sociale e profesionale nxjerrin në pah karakterin fisnik të femrave shqiptare që guxojnë të jetojnë dhe të ruajnë dinjitetin në çfarëdo rrethane a situate qofshin.

Miola Sitaj: Në mesazhet në takimet, në përshëndetjet pas shfaqjes vinin dhe më thonin "ç'më bëre ti, kam qarë" por këtë nuk ma thonin femrat ma thonin burrat më tepër.

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës do të mbahet në Korçë nga data 18–24 qershor dhe marrin pjesë 8 shtete.