Piloti grek që vrau bashkëshorten i druhet jetës, në qeli me vrasësin shqiptar
Piloti grek që vrau bashkëshorten e tij vitin e shkuar në shtëpinë e tyre i druhet sigurisë së jetës së tij pasi është vendosur ënë një qeli me një vrasës tjetër.
Babis Anagnostopoulos, 34 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm muajin e kaluar për mbytjen e gruas së tij britanike Caroline Crouch, 20 vjeç, në shtëpinë e tyre luksoze në një periferi të kryeqytetit grek Athinë vitin e kaluar përpara vajzës së tyre 11 muajshe, Lydia.
Vrasësi gjakftohtë mbyti më pas dhe qenin e familjes për ta bërë vrasjen të dukej si një grabitje duke e mbajtur të fshehtë ngjarjen deri me zbulimin e saj nga hetuesit të cilët kuptuan se historia ishte e sajuar.
Javën e kaluar sipas MailOnline ai ishte sulmuar në burgun e Korydallos nga një i burgosur gjeorgjian dhe më pas u transferua në burgun Malandrino 250 milje në veri i cili njihet dhe si "Alcatrazi grek".
Ai tani po ndan një qeli me një vrasës shqiptar të paidentifikuar dhe Babis e avokati i tij janë të shqetësuar për jetën e tij pasi për të mund të bëhet një ujdi me bosët e krimit për ta ekzekutuar.
Babai i Caroline, David, një biznesmen i naftës në pension nga Liverpool, i cili u transferua në ishullin grek të Alonissos, tha për Mail Online:
"Duket se ai nuk është i lumtur në strehimin e tij të ri dhe ai dëshiron të transferohet përsëri në burgun Korydallos ku do të ndihej më i sigurt. Ai beson se ka të paktën një, por ndoshta disa ujdi janë bërë për vdekjen e tij. Besoj se njerëzit me të cilët ai ishte i përfshirë para se të vriste vajzën time janë gjithashtu të prirur që ai të heshtë. Unë dua që ai të vuajë të paktën për disa vite para se të vritet dhe vdekja e tij duhet të jetë e ngadaltë."