Putin shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore, i dridhen këmbët gjatë fjalimit

Një video që po qarkullon sëfundmi në media tregon presidentin rus Putin që i dridhen këmbët gjatë një ceremonie në Moskë, duke shtuar kështu thashethemet se ai ka probleme shëndetësore.

Presidenti ishte pjesë e një ceremonie të ndarjes së cmimeve në Moskë, të dielën teksa u filmua duke qëndruar me vështirësi në këmbë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

69 vjecari u lëkund para e prapa gjatë fjalimit të tij në ceremoni teksa kur doli në podium shtrëngoji këmbët duke e detyruara trupin të qëndronte drejt.

Putin arriti të vazhdojë fjalimin e tij dhe të ruajë ekuilibrin pas humbjes së ekuilibrit, por incidenti duket se jep më tepër prova se udhëheqësi rus po vuan nga  probleme shëndetësore.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi një burim i brendshëm i Kremlinit pretendoi se Putini ishte këshilluar nga mjekët që të mos bënte asnjë paraqitje publike 'të gjatë', pasi u shfaq në gjendje jo të mirë shëndetësore gjatë një takimi me shefat e tij ushtarakë.

Presidenti rus ndjeu dhimbje të mprehtë, dobësi dhe marramendje, ndërsa ngrihej nga tavolina e tij pas një video-konference të fundit me këshilltarët dhe udhëheqësit ushtarakë, njoftoi kanali Telegram General SVR javën e kaluar., raporton Mail Online.