Rusia vendos sanksione ndaj 49 gazetarëve, politikanëve dhe zyrtarëve të mbrojtjes britanike

Rusia ka njoftuar sanksione kundër dhjetëra gazetarëve britanikë, si dhe drejtuesve të industrisë së mbrojtjes, duke i ndaluar ata të hyjnë në vend.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, sanksionet janë vendosur si një "përgjigje" ndaj sanksioneve dhe presionit perëndimor ndaj mediave shtetërore ruse.

Mësohet se sanksionet  prekin 49 shtetas britanikë, 29 prej të cilëve janë gazetarë ose drejtues të mediave.

Mes gazetarëve ka shumë që punojnë për BBC, The Guardian, Daily Telegraph, Independent dhe Times dhe Sky News. 

"Ata nuk lejohen më të hyjnë në Federatën Ruse," tha ministri i jashtëm rus, duke i akuzuar ata për përhapjen e informacionit të rremë dhe të njëanshëm për Rusinë dhe  ngjarjet në Ukrainë.


Në listë përfshihen gazetarë, prezantues, redaktorë dhe kryeredaktorë të njohur gazetash. 

Ndër ta janë Paul Adams dhe Nick Robinson, gazetarë të mirënjohur të BBC-së, kryeredaktore e Guardian, Katherine Weiner, Gideon Ratzman dhe Sophie Ridge, të cilët prezantojnë emisionin kryesor politik të Sky News.

20 britanikët e tjerë të sanksionuar janë pjesë e industrisë së mbrojtjes, pasi kanë furnizuar Ukrainën me armë.