Rama e Abazoviç mbërritën në Kiev, nisin vizitën në Ukrainë. Delegacioni që e shoqëron

Kryeministri Edi Rama nisi vizitën në Ukrainë së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Kryeministri malazez publikoi një foto të dy kryeministrave në Kiev.

“Për të ofruar mbështetjen e sinqertë ndaj qytetarëve në mbrojtjen e të drejtës së tyre për liri' shkruan në Twitter.

Më pas ata kanë vizituar edhe Borodyanka për të parë nga afër krimet e luftës nga ushtria ruse. Në pamje duke pallatet e shkatërruara nga bombardimet. E gjithë vizita po mbahet nën masa të forta sigurie.

Më pas takimi me Zelensky

Në vijim, Kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e  Kryeministrit Rama, Kryeministrit Abazoviç dhePresidentit Zelensky.

Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës Kryeministrin e Republikës së Ukrainës Denys Shmyhal dhe më pas Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko.

Kush e shoqëron

Gjatë vizitës Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ftesa

Vizita e tyre atje vjen pas ftesës që u bërië presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Përmes një postimi në Twitter qeveria malazeze deklaronte se “Kryeministri Dritan Abazoviç do të dalë me idenë e një vizite të përbashkët të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Kiev, veçanërisht të atyre që janë vende të NATO-s, me qëllim të dërgimit të një mesazhi më të fuqishëm dhe më të bashkuar për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës nga Ballkani Perëndimor"

Shqipëria, e Mali i Zi u janë bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.

Ndërkohë më 3 maj 2022 Presidenti i Ukrainës, Zelensky, mbajti një videomesazh para Kuvendit të Shqipërisë ku kërkoi që të mbyllen portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë.